Meta kundër gjobave/ OSHEE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Meta kundër gjobave/ OSHEE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët!

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të shprehur qëndrimet e tij në lidhje me situatën në vend. Meta ka folur për ndëshkimet me gjoba të qytetarëve të cilët nuk mbajnë maska, teksa ka thënë se OSHE ka vetëm për detyrë që të furnizojë me energji elektrike qytetarët dhe jo t’u çojë gjoba. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të reflektojë këtë vendim.

“OSHE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët. Ai synon se përmes ndëshkimeve ti çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim.  Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba.  Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor”, tha Meta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *