Meta: Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë, koha nuk pret më

Presidenti në ikje Ilir Meta thotë se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.

Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Në një mesazh të tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.

Koha nuk pret më!

Të Fundit