Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeu përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar: Gjergj Kastriot Skënderbeu përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot homazhe dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë, teksa sot përkon me 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut në Lezhë, Meta lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar.

Sot është dita e kalimit në përjetësi e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, që me shumë të drejtë Fano Noli do e cilësonte shqiptari më i gjallë për gjithë shqiptarët përgjithmonë. Është jo vetëm kryeheroi kombëtar, që i dha identitetin më të fortë kombit tonë, në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor, por edhe është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian. Ai përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin evropian të popullit tonë. Kjo figurë kaq e madhe, që edhe shekuj më pas shërbeu si frymëzim kryesor i rilindjes sonë kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për liri, shtet formim dhe pavarësi. Është pikërisht Gjergj Kastriot Skënderbeu që me veprën e tij do të frymëzojë shqiptarët për veprat e tij dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor.”, tha Meta.

Kujtojmë se sot në vendin tone, konkretisht në Laç është për një vizite zyrtare presidenti turk, Erdogan.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *