Mësuesja humbi jetën nga COVID, ministrja Kushi: Vaksinohuni, mos neglizhoni

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka njoftuar ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja nga Elbasani.

Mësuesja 40-vjeçare humbi jetën pas një beteje të vështirë kundër virusit COVID-19. Në mesazhin e saj ngushëllues, Kushi bën dhe një herë thirrje për të mos neglizhuar vaksinimin, si mënyra më e mirë për të shmangur sa më shumë rrezikun e këtij virusi.

STATUSI I PLOTË I MINISTRES EVIS KUSHI:

Të dashur miq, jam shumë e hidhëruar për
ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore.

Të Fundit