Mesazhet në “Whatsapp” për mësim online, Universiteti i Tiranës: E pavërtetë, mësimi do të vijojë në auditor! I bëjmë thirrje studentëve që… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Mesazhet në “Whatsapp” për mësim online, Universiteti i Tiranës: E pavërtetë, mësimi do të vijojë në auditor! I bëjmë thirrje studentëve që…

Universiteti i Tiranës ka njoftuar se mësimi vijon normalisht në auditorë, duke përgënjeshtruar kështu mesazhin që u është dërguar studentëve në rrjetin social “Whatsapp”, e ku thuhej se mësimi do të vijonte “online”.

Universiteti me anë të një njoftimi në “Facebook”, e ka cilësuar si të pa vërtetë këtë lajm. Ata nënvizojnë se vendimet, jepen përmes faqeve zyrtare të fakulteteve, e bëjnë thirrje që të injorohen njoftimet e tjera të ofruara nga kanale të tjera komunikimi.

Postimi i Universitetit të Tiranës:

Mësimi vijon normalisht në AUDITORË

Gjatë ditës së sotme, në rrjetin WhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online.

Ky është një informacion i PAVËRTETË!

Gjejmë rastin të theksojmë se:
Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale.

Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.
Faleminderit!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *