“Merrni paratë dhe vraponi” artisti i merr 72 mijë euro muzeut.

Jens Haaning, një artist 56-vjeçar që jeton në Kopenhagen, iu dhanë 72 mijë euro paradhënie nga Muzeu Kunsten i Artit Modern në Aalborg, Danimarkë, për përdorim si pjesë e një prej ekspozitave të tij. Muzeu kishte parashikuar që artisti do të shpenzonte paratë për veprën që do krijonte.

Por kur vepra artistike u zbulua për herë të parë, stafi i muzeut u tmerrua kur pa se vepra nuk ekzistonte, përveç një kornize të madhe dhe të zbrazët.

Veprës artistike i ishte vendosur emri “Merrni paratë dhe vraponi” – ndërsa artisti deklaroi hapur se vepra e vërtetë e artit ishte të merrte paratë dhe t’ia mbathte.

‘Nuk është vjedhje. Ishte një shkelje e kontratës dhe shkelja e kontratës është pjesë e punës. Puna është se unë kam marrë paratë e tyre.” tha ai.

Të Fundit