Mëngjes takimesh në Tiranë, Yuri Kim i shkon në zyrë Kryemadhit.

Yuri Kim i shkon në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhit. Kjo është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën, disa ministra apo Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çelën si dhe kreun e KLP, Gent Ibrahimin.

Ky mëngjes në Tiranë ka filluar me takime teksa Rama priti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ndërsa tek Meta kanë shkuar delegacioni i Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje. Kujtojmë se Meta ktheu në Kuvend për rishikim këtë paketë.

Të Fundit