“Më jep paratë ose të shpërndaj videot personale në rrjetet sociale!”/ Arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar me inicialet Rr. Ç., banues në Elbasan, u arrestua pasi i mori një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel.

Dyshohet se autori e kërcënoi 20-vjeçarin se nëse nuk i jepte paratë do t’i shpërndante video personale në rrjetet sociale.

NJOFTIMI

Mat / E kanosi dhe i mori me anë të shtrëngimit një shumë parash, një 20-vjeçari, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, si dhe në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit Rr. Ç., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi, dyshohet se më datë 04.08.2022, ky shtetas, me anë të shtrëngimit, i ka marrë një shumë parash shtetasit K. S., 20 vjeç, banues në Burrel dhe e ka kanosur atë se do t’i shpërndante video personale, në rrjete sociale.

Të Fundit