Mbyti gruan në Greqi, shqiptari: Nuk e toleroj që të më shajë një grua

Festimi, shqiptari që mbyti gruan 36-vjeçare në Greqi, ka dalë ditën e sotme para trupës gjykuese.

Autori i krimit të rëndë është shprehur i penduar, ndërsa mediat greke kanë bërë publike edhe dëshmin e shqiptarit.

40-vjeçari ka thënë se e vrau gruan pasi ajo e ofendoi dhe i tha se do të largohej bashkë me fëmijët.

“Nuk e toleroj kur një grua më shan. Isha i nxehur kur më ofendoi. E kapa prej fyti dhe e mbyta. M’u errën sytë”,-mësohet se ka thënë shqiptari.

Avokati shprehet se Festimi është i shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai së bashku me Elonën kishin 2 djem, 8 dhe 10 vjeç. Kur ndodhi ngjarja e rëndë, ata po flinin në dhomën tjetër.

Mediat greke raportojnë se për dy djemtë janë vënë në dispozicion psikologë që t’i ndihmojnë në përballimin e ngjarjes së rëndë.

Aktualisht, djemtë po mbahen nga vëllai i Elonës, daja i tyre. Ai ka folur për mediat dhe ka thënë se çifti kishte martuar prej 10 vitesh, ndërsa prej 3 vitesh jetonin në Vlachioti ku punonin në bujqësi. Ai gjithashtu ka thënë se ata nuk kanë pasur probleme dhe se ata ishin njerëz të qetë.

Të Fundit