“Mbushe makinën, është çuni i shefit”, korrupsion dhe me naftën e bashkisë

Në dosjen hetimore që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe dhe dhjetë personave të tjerë, rezulton se përveç tenderit abuziv që solli operacionin e SPAK, Tushe ka abuzuar më detyrën e tij edhe në drejtime të tjera.

Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit. Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Sipas dosjes, Flamur Peqini me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje në vazhdimësi komunikon me persona të ndryshëm punonjës të një pike karburanti ku me porosi të tij furnizohen me karburant automjete të ndryshme.

Në një nga bisedat e përgjuara del se është furnizuar me karburant edhe makina e djalit të Fatos Tushes.

Përgjimi data 5 Gusht 2020, ora 13:05

Daniel Nushi: Urdhëro Flamur

Flamur Peqini: Hidhi asaj me tre 8 o burrë i dheut…

Daniel Nushi: Ok ja tani në sekonda.

Flamur Peqini: Shpejt o tani direkt ajo me tre 8 e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt.

Daniel Nushi: Po po hajt hajt…

Përgjimi data 5 Gusht 2020, ora 17:17

Flamur Peqini: He Daniel…

Daniel Nushi: O vëlla kam këtë çunin e shefit këtu o..

Flamur Peqini: Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe.

Daniel Nushi: Mirë të keqen hajt…

Përgjimi data 28 Korrik 2020, ora 10:39

X: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë, mirë.

Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit ju mirë.

X: U pengoj, jeni me pushime besoj.

Fatos Tushe: Jo jo.

X: Unë nesër në mëngjes do iki me pushime.

Fatos Tushe: Ëhë ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti.

X: Epo nesër në mëngjes aty do kaloj unë do futem në Lushnje aty nga ora 07:30 besoj.

Fatos Tushe: Epo mirë të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë Turin, se unë do jem në Karaburun.

Përgjimi data 9 Tetor 2020, ora 17:49

Flamur Peqini: Hë…

Djali i Ibrahim Lame: Mulo si kalove, djali i Braçes jam Brikeli.

Flamur Peqini: Ooo Brikel si je ti mo… se nuk ta kisha numrin.

Djali i Ibrahim Lame: Jo është i Besit por nuk kam bateri. Po më tha babi dhe jam këtu te karburanti.

Flamur Peqini: E mirë ma jep njëçik atë punëtorin.

Djali i Ibrahim Lame: Po ja.. (Punëtori: O Flamur)

Flamur Peqini: Po hidhi hidhi, mbushe atë dhe më thuaj mua pastaj… Po Gesi sa mori o.

Djali i Ibrahim Lame: Gersi mori 40.

Flamur Peqini: E mirë mbushe dhe më thuaj. Hajt ma jep atë djalin.

Djali i Ibrahim Lame: Urdhëro Mule.

Flamur Peqini: E o mbaro punë dhe ok… Ju do rrini apo do ikni si e keni.

Djali i Ibrahim Lame: Jo do ikim se ka Besi ditëlindjen e një shoku të vetë dhe do ikim në Tiranë.

Flamur Peqini: E mirë të fala bëji babit.

Djali i Ibrahim Lame: Rrofsh vlla.

Të Fundit