Mbi 30 nxënës përfunduan të helmuar në spitalin e Fierit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën“Janaq Kilica”, në Fier ku dhjetëra nxënës mësohet se kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit situata është kaotike, ndërsa dhjetëra nxënës kanë mbërritur me ambulancë me të njëjtat simptoma.

Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.

Janë të paktën 15 nxënës që kanë paraqitur simptoma dhe janë dërguar në spital.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është hedhur lëndë helmuese në shkollë.

Prokuroria dhe grupi hetimor kanë nisur menjëherë hetimet.

Të Fundit