Mashtronte për viza pune në Angli, arrestohet 32-vjeçarja që përfitoi 16.700 Euro – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Mashtronte për viza pune në Angli, arrestohet 32-vjeçarja që përfitoi 16.700 Euro

Një 32-vjeçare që mashtronte qytetarët duke u premtuar viza pune për në Britani të Madhe, është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një aksioni të koduar “Deceit”.

Arrestimi i 32-vjeçares me iniciale K.H. u bë pas kallëzimit në polici të dy qytetarëve, të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 Euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *