Marshim për vrasjen e 8-vjeçarit, Lindita Nikolla: Kërkesa për dënim me vdekje, në moment emocional

Nis në ‘Sheshin Skëndërbej’ marshimi kundër dhunës së fëmijëve, marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Fier.

E pranishme në këtë protestë është kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila kërkoi më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët për të denoncuar dhunën.

Teksa u pyet nga gazetarët për nismën e familjarëve të 8-vjeçarit, të cilët po mbledhin firma për të rikthyer dënimin me vdekje, kryetarja e Kuvendit deklaroi se po kërkohet në një moment emocional.

Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet ti adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta,” u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë, ku 38-vjeçari Klodian Çalamani goditi me sende të forta duke e lënë të vrarë 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Më pas, autori e varrosi trupin e tij në oborrin e banesës.

Ka qenë një kamera sigurie, ajo që hidhi dritë në zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në polici.

Autori njihet si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike.

Të Fundit