Manastirliu paralajmëron masa për festa: Po vlerësojmë situatën

Nga Parlamenti, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar se mund të ketë masa anti-COVID shtesë për festa, pasi grumbullimi i njerëzve do të jetë më i lartë.

Ministrja deklaro se ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë situatën nëse do të ketë masa shtesë.

“Jemi para festave kur padyshim presim të rriten shkëmbimet ndërveprimet dhe është një situatë sa delikate po ashtu dhe fluide, ndaj ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë këtë situatë për masat që do të nevojiten, për mbrojtje. Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratë dhe supermarkete duhet të paraqesin kartën e vaksinimit atë të shërimit ose antigenin çdo 8 ditë. Jemi duke vlerësuar situatën dhe po vijojmë me investimet”, tha ministrja.

Të Fundit