Makina ra në lumin Shkumbin, identifikohen tre viktimat

Janë identifikuar tre viktimat e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd, ku janë përplasur dy makina dhe njëra prej tyre përfundoi në lumin Shkumbin.

Mësohet se viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Kalimashi i Kukësit, Elmi dhe Elona Keqa, ndërsa viktima tjetër është 18-vjeçari, Elis Sulmataj.

Trupi i njërit prej viktimave u rrëmbye fillimisht nga rryma në momentin e ndërhyrjes së ekskavatorin për spostimin e automjetit dhe u gjet pas disa minutash kërkime.

Ndërkohë të plagosur nga ky aksident ka mbetur Elisjado Keqa rreth 10 vjeç i cili është djali i çiftit që humbi jetën, dhe Ambra Halili rreth 20-vjeç. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë një ndihmë të specializuar mjekësore.

Nxjerrja e trupave u bë akoma më e vështirë për shkak të motit të keq. Hetimet në lidhje me rrethanat e plota të kësaj ngjarje po ndiqen nga afër nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

Të Fundit