Magjistratët, dështon provimi: Kandidatët nuk dinë të shkruajnë, kalojnë vetëm 88 nga 1500

Aspirantët magjistratë në Itali ngelin në provim. Pjesa dërrmuese e tyre nuk e kaluan testin me shkrim për shkak të gabimeve të tepërta gramatikore.

Sipas përditësimit të fundit për konkursin me 310 vende që u zhvillua verën e kaluar nga 12 deri më 16 korrik, ishin 5827 kandidatë. Prej tyre, vetëm 3797 e dorëzuan tezën e provimit. Por problemi i vërtetë, megjithatë, tani vjen me korrigjimin e dokumenteve: nga 1532 provimet e shqyrtuara deri më tani nga Komisioni, kanë kaluar vetëm 5.8% e kandidatëve, 88 persona. Një numër kaq i ulët saqë është e pamundur ta besosh.

Cila është arsyeja? Magjistratët aspirantë nuk dinë të shkruajnë, gabimet gramatikore janë “shumë” siç thonë edhe anëtarët e Komisionit të vitit 2008. Pas 13 vitesh, megjithatë, historia është përsëritur, për keq.

Komisionerët: “Shumica s’di të shkruajë, provimi me gabime gramatikore

Shkruajnë shumë keq”, thanë komisionerët, të cilët përveç boshllëqeve teknike kanë gjetur gabime të shumta gramatikore dhe sintaksore. Ana negative është një përzgjedhje e mëtejshme e ngadalësuar. Vështirë në kushte të tilla gjetja e 310 fituesve. Në muajin korrik ishin 5827. Numri i atyre që kishin dorëzuar provën ishte 3797. Me sa duket e pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha vendet e disponueshme. Në fakt, nëse ky fenomen vazhdon i pandryshuar, të përshtatshëm mund të jenë vetëm 216, rreth 100 më pak se ato që nevojiteshin fillimisht.

Të Fundit