Lushnje/ Përmbaruesja ekzekuton vendimin e prones pa ekspert!

Një problem pronësie mes dy vëllezërve ka cuar në Lushnje gazetarin e “Stop”. Pëllumb dhe Seit Zele janë konflikuar për pronën dhe situata është rënduar, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.

Cdo gjë nisi, kur 8 trashëgimtarët Zele iu drejtuan gjykatës për ndarjen e pasurisë, që rridhte nga prindërit e tyre. Sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës së Vlorës, shtetasit Pëllumb Zele i takonin 422 m2 truall, ndërsa Seit Zele kishte në pronësi 377 m2 truall. Por përmbaruesja Gjergjova i ka dhënë njërit më shumë e tjetrit më pak.Gazetari i “Stop” e pyet përmbaruesen  Gjergjova, se pse e ka ndarë pasurinë pa eksperten. Por ajo mjaftohet duke thënë, se duhet të marrë leje te drejtori për të folur.

Të Fundit