Lushnje/ 3 shalqinj bëjnë 1 burrë, vit i mbarë për kultivuesit e shalqirit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Lushnje/ 3 shalqinj bëjnë 1 burrë, vit i mbarë për kultivuesit e shalqirit

Fermerët të kënaqur me shitjet, prodhimi eksportohet në Europën Lindore

Nuk ka ndodhur asnjëherë që në tokat e Ishmës në Lushnjë të rriten shalqinj të përmasave të tilla. Pesha e një kokrre arrin 25 kilogramë.

Sipërfaqja e mbjellë me shalqinj është e madhe. I gjithë prodhimi shkon për eksport. Fermerët e tregojnë shalqirin në vendet e Europës Lindore

Për tregun vendas në këto fusha është kultivuar shalqiri pa shartesë kungulli. Fermerët janë të kënaqur me shitjet.

Ky vit ka qenë i mbarë për prodhuesit e shalqirit në Myzeqe. Është dyfishuar edhe numri i magazinave të grumbullimit për eksport.

Klan News

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *