Lushnja pa ujë, deputeti: Mos hani shumë se s’keni ku shkoni në banjë

I njohur për stilin e tij popullor në të folur, deputeti i PD për Lushnjën Saimir Korreshi ka reaguar këtë radhë për mungesën e ujit të pijshëm në zonë.

Duke akuzuar qeverinë ai shprehet se njerëzit i kishin harruar kovat, por partia po I kthen pas në kohë.

“U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe. Sa dite u bene pa ujë? Dini gje?

Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim. Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia”, shkruan deputeti në Facebook.

Të Fundit