Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë e tokat – Stop
Lajme, Të Gjitha

Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpitë e tokat

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë në shtimin dhe fryrjen e Lumit Vjosa, duke bërë edhe daljen e ujit nga shtrati i lumit.

Mësohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, lumi ka çarë argjinaturën, duke përmbytur edhe shtëpitë në fshatin Fitore.

Prurjet e mëdha kanë krijuar një situatë të pazakontë në Vlorë. Në terren ndodhet shtabi i emergjencave dhe kryetari i bashkisë, ndërsa banorët janë njoftuar të marrin masa për evakuim.

Deri më tani janë larguar 11 familje, ndërkohë që vijon të ketë rritje të prurjeve në lum.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *