Lorenc Vangjeli: “Paratë janë si dashnoret, herët a vonë dalin në dritë”

Lorenc Vangjeli ka deklaruar në “Opinion” se do të kemi shumë shpejt një listë të re për personat non-grata nga SHBA.

Tiranë- “Paratë nuk fshihen, paratë janë si dashnoret!”. Kështu u shpreh analisti  Lorenc Vangjeli, sa i përket akuzave të hedhura nga opozita për disa biznesmenë që i akuzon si oligarkë.

Veç batutës, analisti po ashtu foli dhe për një listë, por e ndërtuar nga amerikanët.

Lorenc Vangjeli: Unë kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët dhe një lajm shumë të keq për mëkatarët. Bota është bërë shumë e vogël dhe është bërë më e vështirë të fshihen paratë. 10 vite më parë Greqia u trondit nga lista e quajtur lista “Langard”. Kam përshtypjen se shumë shpejt do kemi një listë tjetër. Lista do të bëhet publik shumë shpejtë dhe do të ketë personazhe të njohur në Shqipëri. Është paralajmëruar nga SHBA, disa personave non grata, që do të shkojnë në 14 veta të cilët në të gjithë botën janë 100. Një në 7 janë shqiptarë. Paratë nuk i çojnë në Lindje as në Rusi, i çojnë në Perëndim dhe çelësat e perëndimit i kanë SHBA.

Të Fundit