Librazhd/ Shkon të varrosë motrën në vendin e lindjes, ndërron jetë 51-vjeçari . – Stop
Të Gjitha

Librazhd/ Shkon të varrosë motrën në vendin e lindjes, ndërron jetë 51-vjeçari .

Dhimbje dyfish për një familje në Librazhd. Një 51-vjeçari ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa merrte pjesë në ceremoninë mortore të motrës së tij. Ngjarja ndodhi në Njësinë Administrative Hotolisht në Bashkinë e Librazhdit.

Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se burri i pajetë është identifikuar si Avni Duka banues në Durrës. Të njëjtat burime konfirmuan se fshati ku u ai humbi jetën është vendlindja e të ndjerit. Mësohet se Duka kishte mbërritur në fshatin Dardhë ku po zhvillohej ceremonia mortore e të motrës që ishte ndarë nga jeta të enjten. 51-vjeçari e ka përjetuar jashtëzakonisht keq vdekjen e të motrës dhe kjo mendohet se e ka rënduar gjendjen e tij shëndetësore dhe papritur ka rënë përtokë, ndërsa ka ndërruar jetën. Trupi i pajetë i Avni Dukës është transportuar në spitalin e Librazhdit për t’ju bërë autopsia, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes. Aktualisht ka dyshime se ai ka humbur jetën si pasojë e një atakut kardiak.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *