Librat falas, Rama: Pajisen 280 mijë nxënës me botime prestigjioze – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Librat falas, Rama: Pajisen 280 mijë nxënës me botime prestigjioze

Në parg të nisjes të vitit të ri shkollor, Kryeministri Edi Rama ka publikuar numrin e nxënësve që përfitojnë tekste shkollore falas. Kreu i qeverisë në një status në rrjetet sociale bën me dije se përfitojnë libra falas 280 mijë nxënës të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Kategoritë që përfitojnë libra falas janë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12.

“MIRËMËNGJES

dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *