Lezhë/ Përmbytjet detyrojnë familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor, futet në arkëmort në mes të rrugës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Lezhë për shkak të përmbytjeve.

Gruaja e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme, kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji dhe nuk mund të kalohet me mjete të vogla.

Është dashur që trupi i të ndjerës të futet në një mjet bujqësor dhe më pas të kalohet në mes të rrugës në arkivol dhe makinën e funeralit për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.

Të Fundit