Lezhë/ Manovra me makinë dhe të shtëna me armë, bie në pranga 21-vjeçari.

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Pllanë të Lezhës. Sipas bluve mësohet se 21-vjeçari me iniciale D.N ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas e ka fshehur atë.

Si pasojë e veprimeve të tij mësohet të jetë konfliktuar me dy persona të tjerë, 37-vjeçarin E.N dhe 26-vjeçarin B.B banues në po të njëjtin fshat, të cilët po procedohen në gjendje të lirë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje ” dhe ” Kanosje”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të 21-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën 21-vjeçari ka qëlluar si dhe një fitil zjarrpërcjellës.

Edhe babai i tij 52-vjeçari me iniciale F.N. 52 vjeç ka rënë në prangat e policisë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërkohë 21-vjeçari akuzohet për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje”, ” Moskallëzim krimi” dhe ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë vë në pranga 21 vjeçarin i cili kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri .

Nga puna e mirëorganizuar e Komisariatit të Policisë Lezhë si dhe bazuar në informacione policore se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe nga disa persona të tjerë, është ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit ( babë e bir)

– F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”
– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :
– E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje ” ” Kanosja”.

Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Gjithashtu, edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme

Të Fundit