“Lexoj tre herë një faqe libri”, Kryemadhi “këshillon” të rinjtë: Politika e shëmtuar, merr peng të ardhmen

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim të Ekipit të Gjeneratës për Ndryshim me gjimnazistë të kryeqytetit, tha se politikanët ua vendosin fajin të tjerëve, ose popullit për gjëra që nuk shkojnë.

“Ekipi i gjeneratës për ndryshim do të jetë udhërrëfyes për të rinjtë, Sfida që kanë sot maturantët. Në politikën shqiptare jemi mësuar që politikanët t’ia vendosim fajin të tjerëve.

Por në shumicën e rasteve ia vendosin dhe fajin popullit. Atë që thanë të rinjtë këtu, për një kohë të gjatë problemet e maturantëve janë të njëjta.

Faji nuk është i popullit, por i yni.

Ne duke i diskutuar një herë dhe dy herë mediatikisht, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Apo duke mbështetur një protestë.

Duke dhënë dorëheqje një ministër, mendojmë se e kemi zgjidhur problemin. Por problemet e qytetarëve nuk zgjidhen politikisht, por përmes mundësive se si të ecë procesi.

Djegia e mandateve që u larguam nga parlamenti bëri që ne si dhamë zgjidhje problemeve me maturantët, me studentët. Largimi i Floidës, apo Kejdit, bëri që mos të kishte zgjidhje të problemeve të maturës.

Sot jemi jashtë këndvështrimit të diskutimit në Kuvend, për numrin e paktë të mandateve apo kapjen e jetës politike. Më keni në gatishmëri sa i përket diskutimeve, apo propagandimin mediatik për çështjen e maturës. Çështja e maturës shtetërore është problem për ju dhe familjet tuaja”, tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e LSI tha se kur politika bëhet e shëmtuar, e merr të ardhmen peng, ndaj këshilloi të rinjtë të shkëputen nga debati i politikës.

“Kur lexoj libër e lexoj tre herë një faqe sepse truri është i fokusuar në gjëra të tjera. Shkëputuni pak nga debati i politikës, sepse ndonjëherë politika kur bëhet e shëmtuar u merr të ardhmen peng”.

Të Fundit