Leli këshillon si mjek me pronarët e bizneseve: Muzika e lartë përhap Covidi

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është duke zhvilluar një takim me pronarët e bizneseve në Lungomare, pasi ditën e sotme këta të fundit në shenjë proteste kanë mbylluar lokalet. Këtë herë Leli tha se do të flasë si mjek, që është edhe profesioni i tij, duke theksuar se po ndjek me shqetësim situatën.

Leli u shpreh se kufizimet janë vlerësuar nga një grup ekspertësh të shëndetësisë, ndërsa theksoi se kur ka muzikë me zë të lartë, njerëzit duhet të afrohen dhe të flasin më shumë me njëri-tjetrin e kështu shpërndajnë më shumë spërkla.

Më tej, ai foli edhe për pamjet që qarkulluan ditën e djshme nga përplasja e pronarëve të lokaleve me policinë për të cilat tha se e kjo nuk është ajo çka nderon popullin vlonjat, pasi aktualisht është kulmi i sezonit turistik.

“Kam ndjekur me shqetësim, shqetësimin tuaj. Në momentin e parë që u shfaq një problematikë për punën tuaj, sezoni e muzika, kemi bërë takimin përpara disa kohësh në bashki dhe iu kërkova disa dokumentacione. Për fat të keq u përgjigjën vetëm 3 biznese. Është përcjellë nga shumë media në të gjithë ekranet, problematika e shfaqur nga ju. Unë mora përsipër të vij dhe t’iu takuar. Kam biseduar me një prej ekspertëve të shëndetësisë. Muzika me volum të lartë, juve iu është krijuar ideja sikur shpërndan muzikën përmes valëve. Është komplet e kundërta, kur ka muzikë me zë të lartë, njerëzit duhet të afrohen dhe të flasin më shumë me njëri-tjetrin e kështu shpërndajnë më shumë spërkla. Virusi është këtu brenda nesh.

Ne kemi shumë vizitorë. Ka një grup ekspertësh që vlerëson masat, tashmë kryeministri ka dhënë një orar tjetër që është në orën 23:00. Të jemi të gjithë të mirëkuptuar. Skena që kam parë dje, nuk është gjëja që na nderon pasi ne jemi në kulmin e sezonit turistik. Në momentin që krijohen këto kakofoni, mjekësia ka rregulla. Sa më shumë muzikë që do ketë, aq më shumë njerëz do flasin me zë të lartë. Nuk e kemi zgjedhur këtë situatë. Çfarë do ndodhë nëse shifrat do kërcejnë në 30 ditë, do e mbyllim në orën 6. Ne nuk kemi pse të bëjmë sikur nuk e shikojmë. Sa prej nesh kanë humbur njerëzit e afërt. Nuk kemi pse të jemi kaq mosmirëkuptues” – tha Leli.

Të Fundit