Legalizimi i kanabisit/ Çfarë mendojnë qytetarët? Rama nxjerr videon

Sikurse kishte bërë me dije edhe më parë, një nga pyetjet pjesë e nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar, ishte edhe çështja nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi.

Ndërkohë, këtë të shtunë kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në “Facebook” videon, ku tregohet se si janë përgjigjur disa nga qytetarët lidhur me këtë çështje.

“Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit”, shkruan Rama.

Ndërsa disa nga qytetarët shkruajnë:

“Pse kur e pi gjithë bota pse jo ne, ca u bë kiameti. “Jo, jo jo”, u shpreh një tjetër. “Po, përderisa ka lidhje me shëndetin po”. është një tjetër përgjigje.  “Jo”, shkruan prerë një tjetër qytetar. “Po përderisa e ka legalizuar gjithë bota, pse jo edhe ne”, është një tjetër përgjigje.

https://fb.watch/bgZffJFcCV/

Të Fundit