“Lajm i rremë”, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi, por pune – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Lajm i rremë”, Rama: 6 dhjetori nuk është ditë pushimi, por pune

“Nuk ka asnjë ditë pushimi, është lajm i rremë, puna do të vazhdojë normalisht”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë për lajmin që u publikua dje që 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi.

Sa i përket masave të marra nga Policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Rama tha se nuk mund të negociohen me asnjë për asgjë.

“Përsa i përket masave të sigurisë, ato nuk negociohen me askënd. Janë masa sigurie që vendosen në të gjithë standardet dhe rregullat të vendosura nga KE dhe KiE se kudo ku zhvillojë aktivitete kanë masa standarde. Ne punojmë me organizatorët e samitit”, u shpreh Rama.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *