Laboratori i drogës/ Prokurori urdhëron lirimin e 5 elektricistëve të arrestuar

Pesë punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që u arrestuan nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pas një operacioni antidrogë në Shkodër, janë lënë të lirë disa orë më vonë.

Mëngjesin e së shtunës, policia njoftoi arrestimin e tetë personave, pas zbulimit të një laboratori droge në Bërdicë. Mes të arrestuarve ishin edhe 5 punonjësit e OSHEE-së, të dyshuar se nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike tek shtëpia e drogës.

Ndërkohë, disa orë pas arrestimit, prokurori Gëzim Spahiu ka urdhëruar lirimin e tyre dhe ka cilësuar të paligjshem arrestimin e 5 punonjesve të OSHEE-së. Punonjësit e OSHEE janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.

Të Fundit