La të dashurën, shiti shtëpinë e nisi aventurat, çfarë e solli në Shqipëri të riun nga Korea e Jugut..

Kur vjen puna te martesa, jo të gjithë e kapërcejnë atë prag. I riu nga Korea e Jugut, Kwang-Min Yoon në kohën kur kishte blerë shtëpinë e tij, makinën personale, ishte CEO i një kompanie të madhe dhe kishte një të dashur në krah, i shumëzoi me zero dhe ndoqi zemrën. Dëshira për të nisur një aventurë (që as ai vetë nuk e di se ku e çojë) ishte më e fortë se kundërshtimi i prindërve dhe raporti me të dashurën, i ka dhënë mundësinë që të njihet me ndonjë tjetër pasi ai të fillonte realizimin e ëndrrës së vet.

Kwang-Min Yoon flet për një shoqëri liberale në Korenë Jugut, por me mundësi jo të shumta për të lëvizur nëpër vende të ndryshme për shkak të pozitës gjeografike, kufizuar me Korenë e Veriut, një nga diktaturat më të egra në botë dhe alternativa e vetme janë udhëtimet me avionë ose anije, (jo gjithmonë të përballueshme për të këdo). Ai dëshiron që t’u tregojë miqve e ndjekësve në rrjete sociale se edhe përtej Koresë ka konflikte, por mënyrat e zgjidhjeve mund të jenë krejt të ndryshme. Kwang-Min Yoon është befasuar nga stacioni i tij i parë, Afrika e Jugut për të cilën thotë me batutë se ndryshe nga koreanët që nxitojnë t’i mbarojnë sa më parë punët e tyre, afrikanët janë “hakuna matata”.

Një nga vendet që e tërheq jashtë masë është Greqia, ndërsa për Shqipërinë thotë se ishte krejt një befasi. Është i dashuruar më tavën e dheut, me natyrën, por ajo që i bën më shumë përshtypje dhe madje e bën për të qeshur, janë njërëzit këtu që nuk e lënë kurrë të paguajë. Turisti koreano-jugor shprehet se do nisë të kërkojë sa më shumë fakte që vërtetojnë origjinën e Nënë Terezës, ndërsa sqaron se udhëtimet e tij janë pa plan e pa afat. Taktika e tij është shumë e gjetur. Nëse takon e bën miq dhe ata e ftojnë të vizitojë vendin e tyre, Kwang-Min Yoon është i gatshëm, pasi sipas tij është më mirë të udhëtosh se sa të martohesh…/BallkanWeb

Të Fundit