Kush është 28-vjeçari i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë, del FOTO.

Personi në foto është Vilson Tafçiu, 28-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit rreth orës 20.45.

Tafçiu ishte duke pire kafe në një lokal në shoqërinë e një vajze kur është thirrur të dalë jashtë nga një person.
Në një rrugicë pranë lokalit ai është qëlluar me breshëri plumbash duke bërë që të humbë jetën në vend. Me origjinë nga Dibra ai kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e cila kishte ndërruar jetë para pak ditësh.

Tafçiu ka qenë akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili u godit në qershor 2018. Ky grup ushtronte aktivitetin e tij kriminal në qytetet Shkodër, Lezhë, Kurbin dhe Malësi e Madhe. Gjatë kontrollit në makinat që ata udhëtonin u sekuestruan 200 kg kanabis, 2 pistoleta, 1 kuti me 20 fishekë, 1 automjet tip Benz Mercedes, 1 BMW, 7 Telefona celularë, një sasi lekësh dhe një radio marrëse e njëjtë si ato të policisë.

Mësohet se viktima ka qenë i deportuar në vitin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte të dy mbiemrat, Noka dhe Tafçiu.

Të Fundit