Kurti paralajmëron uljen e importeve nga Serbia: Synim, bashkëpunimi tregtar me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia.

Gjatë një debati në Kuvend me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i qeverisë tha se synimi është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejt Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pak javë pas vizitës zyrtare të kryeministri Rama në Kosovë.

Në konferencën e përbashkët të 27 shtatorit, Kurti deklaroi se duhet të rritet bashkëpunimi për drejtësi, barazi, zhvillim dhe mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit. Ai tregoi se mbledhja e ardhshme e dy qeverive pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se “Open Ballkan” është rruga e vetme për mirëqenien e përbashkët.

Të Fundit