“Ku nuk ka pastrim parash?”- Rama: Të gjitha vendet luftojnë fenomenin, Shqipëria ka rregulla të shtrënguara – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Ku nuk ka pastrim parash?”- Rama: Të gjitha vendet luftojnë fenomenin, Shqipëria ka rregulla të shtrënguara

Gjatë një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se në çdo vend ka pastrim parash, madje sipas tij rregullat janë më të shtrënguara në Shqiperi.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po bëhet cop cop nga vetë dora e shqiptareve.

“Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet. E dini pse është shprehur. Sepse janë të mahnitur, të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauza komune nëpër  media dhe ta bëjë Shqipërinë cop, cop në shqip, nga duart e shqiptarëve. Si e para përfytyroni ju që nëse do kishte diçka këtu do kishte mbetur pa dalë atje, apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në cfarëdo forme.

U bë kjo një histori një histori e tmerrshme, raportesh mëkatare me të vërtertën. Merr letra nga dosjet atje dhe hidhi ketu e bëji çorap dhe dynjanë me llafe.

Kush ja bënë këtë vendit të vet.

Unë jam mësuar me baltë dhe e kam të qartë që sa kohë do jem në këtë detyrë me baltën do kem të bëj.

E ka thënë Faik Beu  këtë: Nëse ka një gjë që nuk ta falin në këtë vend është suksesi.

Por kush ja bën vendit të vet këtë?

A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë pista dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport  me shumë vende të tjera”, tha kryeministri Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *