Ku lejohet dënimi me vdekje në botë? 14 shtetet që e lejojnë me ligj

14 shtete në gjithë botën e lejojnë me ligj dënimin me vdekje si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë.

Në asnjë shtet të Europës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje.

Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Korea e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vitin 2020, organizata Amnesty International ka evidentuar 483 dënime me vdekje në gjithë botën. Kina, Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite janë vendet që kanë ekzekutuar më së shumti të dënuar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 27 nga 50 shtete e përdorin këtë praktikë, ku që nga viti 1970 janë ekzekutuar mbi 8,500 njerëz të dënuar për krime të rënda.

Departamenti i Drejtësisë i Presidentit Donald Trump rifilloi ekzekutimet federale në vitin e fundit të mandatit të tij, pas një pauze 17-vjeçare që nuk ishte dënuar askush me vdekje.

Gjithsej shtatëmbëdhjetë persona, të gjithë meshkuj, u ekzekutuan në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, gjashtëmbëdhjetë me injeksion vdekjeprurës dhe një me elektroshok.

Dustin Higgs, i dënuar për urdhërimin e vrasjes së tre grave në një strehë të kafshëve të egra në Merilend në vitin 1996, ishte personi i fundit që mori injeksionin vdekjeprurës në shtetin e Indianës, në vitin 2020.

Të Fundit