Kryeprokurori Çela: Masa drastike në sistemin e drejtësisë! Harta e re gjyqësore, urgjente! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kryeprokurori Çela: Masa drastike në sistemin e drejtësisë! Harta e re gjyqësore, urgjente!

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, ka paralajmëruar masa drastike në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, ka vakanca të shumta në sistem.

I pyetur nga gazetarët për hartën e re gjyqësore dhe nëse do të ketë pasoja për prokuroritë e rretheve, kryeprokurori Çela u shpreh se është urgjente ndërmarrja e një harte të re.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *