Kryeministri Rama takon më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

TIRANË

Kryeministri Edi Rama do të takojë më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Burime raportojnë se takimi mes Ramës dhe Blinken do të zhvillohet në SHBA ,pasi kryeministri shqiptar ka marrë ftesë nga Sekretari i Shtetit.

Kujtojmë se Kryeministri Rama do të jetë në SHBA, pasi do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por ajo që dihet është se situata në Ukrainë po agravon nga dita në ditë dhe Perëndrimi ka paralajmëruar një pushtim të mundshëm nga Rusia në muajin shkurt.

Të Fundit