Kryeministri Edi Rama në bashkinë e Berlinit, takim me kryetaren, ja dhuratat që shkëmbejnë

BERLIN
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, duke startuar kështu takimet zyrtare në Gjermani. Kryebashkiakja Giffey i ka treguar godinën, duke i bërë një guidë, teksa më pas kanë shkëmbyer dhe dhuratat me kryeministrin Edi Rama.

Rama i ka dhuruar një palë këpucë tradicionale shqiptare në miniaturë të punuara tërësisht me dorë. Kreu i qeverisë shqiptare ka lënë dhe një mesazh në librin e shënimeve.

Kryeministri Edi Rama u takua me Kryetaren e Bashkisë së Berlinit Franziska Giffey, në zyrën e saj në Bashki, në godinën më shumë se 100-vjeçare, pjesë e Gjermanisë Lindore, ku ka qenë edhe vendndodhja e bashkisë së mëparshme të Berlinit lindor. Në nisje të takimit, Kryeministri vizitoi sallën e armëve, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit.

Të Fundit