Kryemadhi: Pema me kokrra gjuhet, Rama ka frikë nga LSI. – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kryemadhi: Pema me kokrra gjuhet, Rama ka frikë nga LSI.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pas 25 prillit kjo parti rrezikon që të shkrihet.

Në një konferencë për mediat Kryemadhi pohoi se fakti që Rama merret me LSI-në tregon frikën që ka nga kjo parti, për garën se cila nga këto dy forca do të zënë vendin e parë.

Mes të tjerash Kryemadhi tha se ajo çka e kënaq shumë është fakti se më shumë brenda socialistëve flitet për LSI-në dhe vet atë se sa kryeministrin Edi Rama dhe ministrat e tij.

“Ju e dini që ka parti të tjera që nuk ekzistojnë ose janë pjesë e jetës politike që kanë përqindje normale. E nuk dëgjojmë Ed Ramën që të bëjë deklarata më të egra e arrogante; “këto janë shkrirë”. Fjalori arrogant i Ramës, por që në thelb tregon frikë e panik. Një nga problemet që ka është; a mos është gara PS-LSI. Ky është problemi i shkrirjes se s’do të merrej fare me LSI. Ju merreni me një gjë që nuk konsiderohet?! Pema me kokrra gjuhet. Ajo pa kokrra mbahet për dekor. Pjesa tjetër s’ka të bëjë me të ardhmen e karrierës politike të Ramës. Objektiv i LSI është të rinj, kthimi i tyre në Shqipëri. Ajo që mua më kënaq, pasi të përdorësh dhe të akuzosh LSI dhe sidomos të mëresh me Monikën, do të thotë se ekziston. Kjo është një gjë e mirë. Sot në strukturat socialiste, flitet më shumë për LSI dhe Monikën se sa për Edi Ramën dhe ministrat e tij. Kjo është pika e dobët e marrëdhënieve tona.”, tha Kryemadhi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *