Krujë/ U morën 110 milionë lekë nga kasafortat e postës, arrestohen 3 persona.

Tre persona janë vënë në pranga në lidhje me grabitjen e postës në Krujës.

Burime nga policia thanë se, tre personat e arrestuar dyshohet se janë pjesë e grupit që kreu grabitjen e para pak ditëve.

Në këtë ngjarje, u morën 110 milionë lekë në një nga kasafortat e postës.

Hajdutët dyshohet se kishin informacione të sakta se ku ishin paratë. Deri më tani nuk janë bërë të ditur detaje të reja në lidhje me arrestimin.

Të Fundit