Kriza energjitike, Balluku:10 miliard lekë për mbrojtjen e familjeve dhe biznesit

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një dalje për mediat pas mbledhjes së qëverisë tha se Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë. Këto para do të krijojnë kushtet për të mbrojtur të gjithë fashën e abonentëve familjarë dhe biznesin e vogël.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pasur një sërë projekt vendimesh sot për të kaluar, të ndara në dy grupe, atë të energjisë dhe infrastrukturës. Sot është marrë vendimi për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë, të cilat do në na krijojnë kushtet për të mbrojtur të gjithë fashën e abonentëve familjarë dhe ato të biznesit të vogël. Kjo është një strategji që e kemi shpallur që në fillim të muajit Tetor së bashku me shpalljen e emergjencës për krizën energjetike. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot, janë një problem mjaft i madh, por nga ana tjetër ajo që na shqetëson sot më shumë është mungesa energjisë sot në treg, të cilat janë të konsiderueshme në të gjithë zonën e Ballkanit, por sigurisht në Europë. Ajo çka ne po bëjmë përmes të gjitha akteve ligjore, po krijojmë një mundësi për të arritur dhe siguruar këto sasi”.

Të Fundit