Kriza energjetike, LSI thirrje SPAK: Veproni, s’ka krizë por megavjedhje shtetërore

Lidhur me shpalljen e krizës energjetike, ka reaguar edhe LSI, përmes deputetit Petrit Vasili, i cili përmes një thirrje publike, fton SPAK që të veprojë.

Sipas Vasilit, nuk ka krizë por megavjedhje shtetërore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se qeveria do të rrisë çmimet e energjisë, për të mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, që i ka bërë arkës së shtetit.

“SPAK vepro, boll u fshehe, s’ka krize energjetike, por megavjedhje shtetërore!!!
Faktet ulërijnë!!! S’ka krize energjetike, por korrupsion te tmerrshëm dhe maskarallëk te qeverise. Qeveria do te rrisë çmimet e energjisë, për te mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bere arkës se shtetit, qe është bosh! Qytetaret nga varfëria e tyre u dashka te paguajnë hajdutërinë e qeverise. Gjendja energjetike këtë vit ka qene nga me te mirat. Prodhimi vendas i energjisë i bollshëm si asnjëherë Fierza ka qene ne nivele nga me te lartat ne gusht. Qeveria ne vend te blinte energjinë, qe prodhohet ne vend dhe ka çmim mjaft te lire, blinte dhe blen energji nga jashtë shume here me te shtrenjte, qe te vidhte dhjetëra milionë euro me tenderët e energjisë.
SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithë! SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!
SPAK boll u fshehe! SPAK boll mbylle sytë! SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume pozitën tende me mosveprimet ndaj qeverise!
SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkëfajtor me Ramen dhe qeverinë dhe është vendosur kundër qytetareve ne krah te hajdutërisë qeveritare! SPAK po punon vetëm për te ruajtur pandëshkueshmerinë e qeverise!”, shkruan Vasili.

Të Fundit