Kriza energjetike, Ahmetaj: Kryeministri do të shpalosë planin e veprimit, të angazhuar për të mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kriza energjetike, Ahmetaj: Kryeministri do të shpalosë planin e veprimit, të angazhuar për të mbrojtur familjarët dhe bizneset e vogla

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha pas mbledhjes së qeverisë se si do të përballohet kriza energjetike, që sipas tij ka prekur të gjithë botën.

Ahmetaj tha se brenda javës kryeministri do të dalë dhe do të shpalosë planin për mbrojtjen e sipërmarrjes së vogël dhe familjarëve dhe shtoi se ata janë të angazhuar që kjo shtresë e shoqërisë të mos preket nga kriza.

“Situata energjetike në vend është në krizën globale. Ne kemi zgjedhur 30 vite më parë ku të jemi në një ekonomi tregu ku ajo e hapur të jetë e lidhur globalisht, në mallra dhe shërbime. Sidomos për mallra të koutuara për bursa dhe nevoja për import siç është energjia elektrike. Ju e keni dëgjuar dhe lexuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike që përfshin që nga shtimi i kërkesës për energji për shkak të ringritjes ekonomike në të gjithë botën, për shkak të sjelljes së Rusisë që është brenda karakterit gjeopolitik të çmimit të gazit. Një faktor tjetër, është dekomisionimi i centraleve të karbonit në Gjermani dhe Spanjë.

Çmimet lëvizin në vazhdimësi, çdo ditë. Një pjesë e mirë e vendeve e kanë transformuar koston te konsumatorët. Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucional për të menaxhuar, monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Unë i referohem asaj që kryeministri ka thënë që vala e çmimeve ndërkombëtare prek edhe Shqipërinë, por ne jemi të bindur të gatshëm për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosi vetë masat për mbrojten e qytetarëve dhe sipërmarrjes së vogël dhe në nevojë të qetësimit publik, ne do të vijojmë të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza e çmimeve dhe rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.

 

Kompanitë janë duke punuar vazhdimisht për të siguruar energji elektrike, gjë që dua ta ndaj me qytetarët që sigurisht është e garantuar dhe qytetarët do të vijojnë të mbrohen, ashtu si dhe familjarët dhe sipërmarrjet e vogla”, tha Ahmteaj.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *