Kreu i Kadastrës Artan Lame komenton programin e PD për pronat: Gënjeshtër e madhe, s’mund të kthehen fizikisht – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kreu i Kadastrës Artan Lame komenton programin e PD për pronat: Gënjeshtër e madhe, s’mund të kthehen fizikisht

Kreu i Kadastrës Artan Lame komentoi programim e Partisë Demokratike për pronat, për të cilin shtoi se është i mbushur me gënjeshtra për arsye elektorale.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, z. Lame tha se është e pamundur të bëhet kthimi fizik  i pronës tek ish-pronarët.

“Do i ktheni pronën fizik ish-pronarëve?Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund të thuash, nuk ka më kthim fizik” tha ai.

Ai shtoi se nga viti 2014-2020 janë 10-fishuar legalizimet  dhe është rritur numri i legalizimeve të pallateve të braktisura nga pronarët.

“Dy janë kolonat thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultate e tyre, por shenjat janë pozitive. Legalizimet i konsideroj si një betejë të fituar, për të njëjtën periudhë kohë 2006-2013 dhe 2014-2020 kemi 10 -fishim të numrit të legalizimeve”,  tha ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *