KQZ lë jashtë koalicionit Berishën, reagon Bardhi: PD s’ka lidhje me “Shtëpinë e Ilirit”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ për regjistrimin e koualicionit “Shtëpia e Lirisë”, por pa pranuar Berishën.

Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se KQZ zyrtarizoi koleksionin e LSI-së dhe të PDK, por demokratët nuk i lidh gjë me këtë koalicion.

“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.

Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve”-shkruan në reagimin e tij Bardhi.

Të Fundit