Kosovë/ Një rast i dyshuar me koronavirus.

Një pacient i dyshuar me koronavirus është shtruar në spital në Prishtinë. Rasti konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia por deri tani ka vetëm dyshime se rasti në fjalë mund të jetë me koronavirus.

Vitia shton se rezultatet e analizave do të dalin brenda 2 orëve që të saktësohet nëse pacienti ka apo jo koronavirus. Mediat kosovare raportojnë se edhe të shtunën pati një rast të dyshuar për koronavirus në Kosovë por rezultoi negativ.

Të Fundit