Korrupsioni me inceneratorët, Alqi Bllako do të merret sot në pyetje nga SPAK

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako i cili është arrestuar si i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve këtë të enjte do të merret në pyetje nga SPAK në orën 13:00 .

Ai do të merret në pyetje për procedurat e dhënies së koncesionit.

Ndërkohë kujtojmë se GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, ndaj Bllakos, mbi të cilin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit

Bllako që pas arrestimit ndodhet në burgun 313.

Të Fundit