Korrupsion me inceneratorët, gjykata lë në burg ish-ministrin Koka

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar sot masën ‘arrest me burg’ për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Ish-zyrtari i lartë i PS-së akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Koka ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj 3 akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me çështjen e abuzimit me inceneratorët.

Burime për MCN bëjnë me dije se nga seanca e sotme gjyqësore, ku Kokës do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë, ai ka pohuar para togave të zeza se ka zbatuar vetëm ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka.

Kujtojmë se në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Ai akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyrë dhe pastrimit të parave në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Të Fundit