Koronavirusi/Ja aeroportet italiane drejt të cilëve ndalohen fluturimet – Stop
Të Gjitha

Koronavirusi/Ja aeroportet italiane drejt të cilëve ndalohen fluturimet

Pas deklarates se bere nga kryeministri Rama ne mbledhjen e jashtezakonshme te Qeverise per ndalimin e fluturimeve me Italine e Veriut, pas konfirmimit zyrtar te dy rasteve me koronavirus ne vendin tone, Autoriteti i Aviacionit Civil del me njoftim te rendesishem.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ja te gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” qe ndalohen.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC)
Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:
• Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
• Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
• Aeroporti Bologna (BLQ)
• Aeroporti Firenze (FLR)
• Aeroporti Genoa (GOA)
• Aeroporti Perugia (PEG)
• Aeroporti Pisa (PSA)
• Aeroporti Rimini (RMI)
• Aeroporti Venezia (VCE)
• Aeroporti Verona (VRN)
Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *