Koronavirusi!/ Brenda 24 orëve janë testuar 3 raste të dyshuara. – Stop
Të Gjitha

Koronavirusi!/ Brenda 24 orëve janë testuar 3 raste të dyshuara.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se Shqipëria mbetet ende e paprekur nga koronavirusi.

Përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Eugena Tomini, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë”, tha Tomini.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *